Lidhje

Cheney në mbështetje të presidentit Bush - 2002-05-23


Nënpresidenti Dick Cheney sulmoi ashpër anëtarët e Kongresit që kritikuan Presidentin Bush për mënyrën e trajtimit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Zoti Cheney i quajti kritikat ndaj presidentit ”një sulm politik flagrant dhe fyes”. Ai e bëri komentin dje mbrëmë në një program të televizionit CNN. Nënpresidenti Cheney i bën komentet më pak se një javë, pasi zoti Bush mbrojti për herë të parë publikisht trajtimin e informacionit të zbulimit mbi rreziqet terroriste para 11 shtatorit. Presidenti Bush tha se nëse do të kishte patur dijeni më parë për rrëmbimet e avionëve, do të kishte bërë çdo gjë që ishte në dorën e tij për t’i ndalur ata. Ndërkohë, udhëheqësi i shumicës demokrate në senat, Tom Daschle e përsëriti thirrjen e tij për një komision të pavarur për të shqyrtuar informacionet që kishin autoritetet federale në muajt para goditjeve terroriste. Por zoti Cheney thotë se komisionet e zbulimit të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve kanë filluar tashmë ta shqyrtojnë çështjen.

XS
SM
MD
LG