Lidhje

Zbuten tensionet midis Indisë dhe Pakistanit - 2002-05-24


Një nga gazetat kryesore të Indisë shkruan se India mund t’i japë Pakistanit dy muaj afat për të marrë masa që të ndërpriten aktetet e terrorizmit në Kashmirin Indian që e kanë burmin nga ana tjeter e kufirit, para se New Delhi të përgatitet për një luftë të mundshme.

Gazeta Hindustan Times, njofton se kjo ide u diskutua dje gjatë një takimi të zyrtarëve të lartë të sigurimit. Takimi që u zhvillua në kryeqytetin e kashmirit Indian, Srinagar, u drejtua nga kryeministri i Indisë Atal Behari Vajpayee.

Pakistani është zotuar të mos e lejojë rajonin e Kashmirit që ndodhet në terrotorin e tij të përdoret si bazë për veprimtari terroriste. Pa i bërë të ditura burimet e informacionit, gazeta shkruan se vendimi për luftë do të varet nga mënyra si do të reagojë Pakistani gjatë dy muajve të ardhshëm.

Bursat e Indisë dhe Pakistanit, shënuar sot rritje mes njoftimeve se tensionet po zbuten disi, ndonëse incidentet ndërkufitare kanë vazhduar.

XS
SM
MD
LG