Papa Gjon Pali i Dytë i tha sot presidentit të Bullgarisë se nuk ka besuar asnjëherë se Bullgaria ishte e angazhuar në ndonjë mënyrë në përpjekjet për atentat ndaj tij në vitin 1981.
Sipas presidentit bullgar Georgi Parvanov, papa tha se e ashtuquajtura “lidhja bullgare,” sipas së cilës Bullgaria kishte pasur gisht në këto përpjekje, është një padrejtësi e madhe. Papa Gjon Pali i Dytë u takua sot në Sofie me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare. Papa i ofroi komunitetit bullgar të fesë ortodokse përdorimin e një kishe në Romë.
Papa tha se shpreson që vizita e tij në Bullgari do t’i shërbejë zbutjes së përçarjes ndërmjet Vatikanit dhe të krishterëve të besimit ortodoks. Bullgaria ka një pakicë të vogël besimtarësh katolikë.