Lidhje

Kina ndihmon Taivanin për aksidentin ajror - 2002-05-27


Kina ka rënë dakord ta ndihmojë Taivanin në përpjekjet për gjetjen e trupave të viktimave të aeroplanit të rrëzuar, që i përkiste shoqërisë taivaneze të fluturimeve, China Airlines.

Presidenti Jiang Zemin i bëri thirrje dje qeverisë së tij që ta ndihmojë Taivanin. Dy anije kineze janë dërguar për të ndihmuar në gjetjen e trupave të viktimave.

Bordi kombëtar amerikan për sigurinë e transportit, ka dërguar gjithashtu hetues në vendin e ngjarjes. Këshilli taivanez për Sigurimin e Aviacionit vazhdon kërkimet për gjetjen e regjistruesve të zërave të kabinës së pilotit dhe të të dhënave të fluturimit, që mund t’i ndihmojnë hetuesit të shpjegojnë shkakun e fatkeqësisë që ndodhi gjatë fluturimit.

Aeroplani Boeing 747-200 i shoqërisë China Airlines u ça në 4 pjesë të mëdha dhe u rrëzua në Ngushticën e Taivanit 20 minuta pasi ishte nisur nga Taivani për në Hong Kong, duke shkaktuar vdekjen e 225 personave që ndodheshin në bordin e tij.

XS
SM
MD
LG