Lidhje

Përfundon pastrimi i nivelit zero në New York - 2002-05-29


Qindra punonjës të ndërtimit vështronin dhe gajdet vajtonin në ceremoninë e mbrëmshme, ndërsa saldatorët prisnin traun e fundit prej çeliku që kishte mbetur në sheshin ku dikur ngriheshin dy kullat binjake të Qendrës së Tregtisë Botërore.

Terroristët i goditën ato me dy aeroplanë udhëtarësh më 11 shtator, duke vrarë gati tre mijë veta. Trau i fundit që kishte mbetur ishte mbuluar me një flamur, me fotografi të viktimave dhe me mesazhe nga ata që punuan ditë e natë, duke gërmuar nëpër rrënoja.

Ceremonia e djeshme ishte e para që shënonte përfundimin zyrtar të përpjekjeve të shpëtimit dhe rimëkëmbjes. Nesër punëtorët do ta transportojnë traun e çeliktë duke kaluar para një roje nderi të përbërë nga policë dhe zjarrfikës.

XS
SM
MD
LG