Lidhje

Gjukanoviç po hetohet në Itali - 2002-05-30


Zyrtarët italianë të drejtësisë thonë se Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç po hetohet në Itali, për implikimin siç thuhet në një rrjet të gjerë kontrabande cigaresh. Zyrtarët thonë se hetimet u hapën me kërkesën e autoriteteve që luftojnë krimin e organizuar në Bari.

Gazeta italiane La Repubblica shkruante dje se zoti Gjukanoviç nuk gëzon imunitet diplomatik, sepse Mali i Zi nuk ka përfaqësi diplomatike jashtë. Edhe disa nga ndihmësit e zotit Gjukanoviç po hetohen.

Agjencia franceze e lajmeve, AFP, njoftoi dje se hetimet janë hapur pasi një dëshmitar kryesor i implikuar në rrjetin e kontrabandës së cigareve dha informacione mbi lidhjet e presidentit të Malit të Zi me këtë rrjet.

Thesari i Italisë humbet deri në 3 miliardë dollarë në vit në të ardhurat nga taksat për shkak të kontrabandës së cigareve. Ngarkesat ilegale me cigare të pataksuara hyjnë zakonisht nga vendet e Ballkanit dhe pastaj shpërndahen në vende të tjera të Evropës.

Zoti Gjukanoviç i ka hedhur poshtë akuzat e bëra ndaj tij edhe më parë mbi lidhjet me kontrabandën e cigareve.

XS
SM
MD
LG