Lidhje

Zgjedhjet në Algjeri i fiton Fronti për Çlirimin Kombëtar - 2002-05-31


Zyrtarët algjerianë thonë se një ish parti që ka qeverisur dikur Algjerinë fitoi shumicën e vendeve në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën dje dhe që u shoqëruan me veprime dhune, bojkotime dhe me një pjesëmarrje tepër të ulët në votime.

Qeveria njoftoi sot se Fronti për Çlirimin Kombëtar mori 199 nga 389 vendet e Asamblesë Kombëtare. Fronti qeverisi Algjerinë që nga pavarësia e saj në vitin 1962 e deri në vitin 1991.

Ministria e Brendëshme algjeriane thotë se pjesëmarrja në zgjedhje shënoi rekordin më të ulët prej 47 përqindësh. Pjesëmarrja ishte më pak se 3 përqind në rajonin Kabilye, ku popullata etnike berbere organizoi një grevë kundër zgjedhjeve për të protestuar veprimet diskriminuese të qeverisë.

Policia akuzoi ekstremistët islamikë për masakrimin e të paktën 20 banorëve dje.

XS
SM
MD
LG