Lidhje

Lufta bërthamore e papërfytyrueshme - 2002-05-31


Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharaf, tha se mundësia e një lufte bërthamore me Indinë është e papërfytyrueshme.

Gjenerali Musharraf i tha rrjetit televiziv CNN se nuk mendon që asnjëri vend të jetë aq i papërgjegjshëm sa të shkojë në atë ekstrem. Bile ai theksoi se .

Gjenerali Musharaf i bëri këto komente ndërkohë që tensioni në rritje midis Indisë e Pakistanit nxiti OKB-në, Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Izraelin dhe disa vende të tjera t’i tërheqin personelet e tyre nga ajo zonë dhe t’u bëjë thirrje shtetasve të tyre të largohen nga India e Pakistani.

Dy rivalët bërthamorë kanë më shumë se një milionë ushtarë përballë njëri tjetrit përgjatë kufirit të tyre të përbashkët. Përleshjet përtej kufirit vazhduan edhe dje midis trupave indiane e pakistaneze në rajonin e Kashmirit, ndaj të cilit të dyja vendet kanë pretendime territoriale. Shpërthime granadash të drejtuara ndaj postave të sigurimit në zonat kufitare në Kashmirin indian shkaktuan vdekjen e dy civilëve.

New Delhi dhe Islamabadi po akuzojnë njëri tjetrin për ndalimin dhe keqtrajtimin e diplomatëve të njëri tjetrit. Kryeministri indian, Atal Behari Vaxhpaji, dhe gjenerali Musharraf do të shkojnë javën e ardhshme në Kazakistan për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të udhëheqwësve të 16 vendeve aziatike, por nuk ka shenja se ata do të zhvillojnë bisedime dypalëshe.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld dhe ndihmës sekretari i shtetit, Riochard Armitage, do të bëjnë udhëtime të veçanta në Azinë Jugore gjatë ditëve të ardhshme në kuadër të përpjekjeve amerikane për të zgjidhur krizën.

XS
SM
MD
LG