Lidhje

Kalendari Historik 4 qershor - 2002-06-04


Ne 4 Qershor, 1800, John Adams, presidenti i dytë i Shteteve te Bashkuara të Amerikes, ishte i pari që vizitoi vendbanimin e tij te ardhshëm në Washington DC. Ai e pa vilën e madhe e të bukur, të projektuar plotësisht nga pikpamja arkitektonike, por akoma të pambaruar. Duke mos patur zgjedhje tjetër në kryeqytetin e ri, Presidenti dhe gruaja e tij, u transferuan ne ndertesë para se te mbarohej ndërtimi. Muret nuk ishin suvatuar ende, shkallet ishin të pabetonuara dhe duke qenë se dhoma e larjes së rrobave nuk kishte mbaruar akoma, Abigail Adams i varte rrobat per te thare ne një nga dhomat e pambaruara te ngrënies. Vila presidenciale u rinovua përsëri pasi forcat Britanike e dogjen në luftën e vitit 1812 dhe u lye nga jashtë e bardhë. Që atëhere, rezidenca presidenciale mori emrin “Shtepia e Bardhe” . Që nga koha e John Adams-it, të gjithë presidentët e Shteteve te Bashkuara kane jetuar ne Shtepine e Bardhe.

Ne 4 Qershor 1842 , John C. Freemont, nisi një nga tre ekspeditat drejt Perëndimit amerikan. Si komisar ne ushtri dhe projektues hartash, Freemont mbuloi nje zone më të gjerë dhe regjistroi informacione më të rendesishme se cdo eksplorator i meparshëm. Pjesa më e madhe e ekspeditave te tij ishin sponsorizuar nga Shteti Amerikan. Raportet e tij të detajuara, u botuan dhe u përhapen gjerësisht duke krijuar entuziasëm dhe kuriozitet për pjesën perëndimore. Për një kohë të gjatë, Freemonti ishte i lidhur me politikën e Kalifornise, ku u zgjodh edhe guvernator, dhe më vone një nga senatoret e parë të shtetit. Në 1856, Partia Republikane e emëroi Freemontin si kandidatin e pare presidencial, megjithatë ai u mund ne zgjedhjet e përgjithshme nga kandidati i Partise Demokratike James Buchanan.

XS
SM
MD
LG