Lidhje

Japonia ratifikoi Traktatin e Kyotos - 2002-06-04


Japonia ratifikoi Protokollin e Kyotos të vitit 1997 mbi ngrohjen globale dhe i bërë thirrje Shteteve të Bashkuara e vendeve të tjera të bëjnë të njëjtën gjë.

Kabineti i kryeministrit Junichiro Koizumi dha miratimin përfundimtar të marrëveshjes sot. Në një deklaratë zoti Koizumi shprehu dëshirën që edhe vende të tjera ta rafitikojnë marrëveshjen sa më parë të jetë e mundur.

Traktati mbi ngrohjen globale u nënshkrua pesë vjet më parë në kryeqytetin e lashtë japonez të Kyotos. Ai kërkon që vendet e industrializuara të pakësojnë çlirimin e gazrave që shkaktojnë efektin serë me një mesatare 5 presje 2 përqind nga nivelet e vitit 1990 gjatë viteve 2008 dhe 2012.

Shtetet e Bashkuara, ndotësit më të mëdhenj të botës, e kanë kundërshtuar traktatin duke thënë se ai do të dëmtojë ekonominë amerikane.

XS
SM
MD
LG