Lidhje

Vazhdon diplomacia për uljen e tensionit në Azinë Jugore - 2002-06-04


Ndihmës-sekretari amerikan i shtetit, Richrad Armitage, takohet sot me udhëheqësin e Indisë, si pjesë e përpjekjeve diplomatike për të mënjanuar luftën midis Indisë dhe Pakistanit. Zoti Armitage, i cili u takua dje në Islamabad me presidentin e Pakistani, Pervez Musharaf, do të zhvillojë sot bisedime në New Delhi me kryeministrin, Atal Behari Vaxhpaji.

Zoti Armitage tha se kishte mbetur i kënaqur nga premtimi i Pakistanit për të bërë ç’është e mundur që të mënjanohet lufta. India akuzon Pakistanin se lejon terroristët të kalojnë vijën e kontrollit për në Kashmirin indian. New Delhi ka përjashtuar mundësinë e vendosjes së një pale të tretë për të vëzhguar kufirin, ide kjo e propozuar nga Pakistani.

Gazeta britanike, Independent News, ka cituar burime diplomatike, sipas të cilave Shtetet e Bashkuara mund të propozojnë një forcë vëzhguese të përbashkët amerikano-britanike për të patrulluar vijën e kontrollit.

XS
SM
MD
LG