Lidhje

Forcat izraelite tërhiqen nga selia e Arafatit - 2002-06-06


Forcat izraelite u tërhoqën nga selia e udhëheqësit palestinez Yasser Arafat në Ramallah të Bregut Perëndimor, ku kishin hyrë sot me një operacion të shpejtë.

Një palestinez u vra dhe të paktën gjashtë të tjerë u plagosën kur trupat izraelite bastisën kompleksin. Disa ndërtesa u dëmtuan. Pas kthimit të forcave izraelite në pozicionet e tyre përreth qytetit, zoti Arafat doli nga kompleksi, duke bërë një shenjë fitoreje. Ai tha se bastisja izraelite vetëm do të forcojë vendosmërinë e popullit palestinez.

Operacioni izraelit ndërmerret pas një sulmi të djeshëm palestinez me makinë-bombë ndaj një autobuzi izraelit, si pasojë e të cilit u vranë 17 veta dhe u plagosën rreth 40 të tjerë.

XS
SM
MD
LG