Lidhje

Botror 2002 & Tenis - 2002-06-08


Brazili, katër herë kampion i botës, u kualifikua për në raoundin e dytë të finaleve të botërorit duke mundur me rezultatin 4-0 Kinën në ndeshjen e vlefshme për grupin C që u zhvillua në Sogwira të Koresë së Jugut. Brazilianët arritën të shënonin 3 gola pjesën e parë të ndeshjes me autorë Roberto Carlos, Rivaldo dhe Ronaldinho. Super-ylli i futbollit, Ronaldo, i cili është dëmtuar fizikisht shpesh vertetoi se është rikthyer në formën e tij sportive, duke vulosur rezultatin në minutën e 55-të me golin e tij të dytë në këto finale. Humbja skualifikon nga konkurimi i mëtejshëm, Kinën që luajti për herë të parë në finalet e një botërori.

Në grupin G, Kroacia mundi tri-herë kampionen e botës, Italinë, gjatë një ndeshjeje të fortë që u luajt në Ibaraki të Japonisë me rezultatin 2:1.

Në grupin B, Afrika e Jugut, regjistroi fitoren e parë të saj ndonjëherë në finalet e kampionatit botëror, duke eleminuar Slloveninë 1-0 në Daegu të Koresë së Jugut.

Një lajm tjetër interesent nga sporti. Amerikania Serena Williams fitoi titullin e saj të parë në turneun e tenisit Roland Garros që u zhvillua në Francë, duke mundur të motrën, Venus, me rezultat të pastër 2:0.

Serena shfrytëzoi lojën e paqendrueshme të motrës së saj më të madhe për t’i fituar setet 7-5 dhe 6-3 duke e shpaguar humbjen e saj me të në një turne të ngjashëm, U-S Open, që u zhvillua shtatorin e kaluar në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG