Lidhje

Rumsfeld dëshiron rënien nga pushteti të Sadam Husseinit - 2002-06-10


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, tha se do të dëshironte të shikonte rënien nga pushteti të presidentit irakian Sadam Hussein.

Sekretari Rumsfeld, i cili vizitoi trupat amerikane në Kuvajt, tha se bota do të ishte në pozitë më të mirë pa regjimin e tanishëm të Irakut.

Zyrtarët në Bagdad këmbëngulin se nuk kanë armë të shkatërrimit në masë, por diplomati i lartë amerikan i mbrojtjes tha, sipas fjalëve të tij, se zyrtarët irakinë gënjejnë.

Sekretari Rumsfeld theksoi se Iraku ka programe për prodhimin e armëve kimike dhe biologjike dhe ende po përpiqet me të gjitha mjetet për të prodhuar bombën bërthamore.

Sekretari Rumsfeld shkon sot në Bahrein, baza e Flotës së Pestë Detare amerikane. Para se të udhëtojë për në Indi dhe Pakistan, zoti Rumsfeld do të bëjë një ndalesë në Katar.

XS
SM
MD
LG