Shkencëtarët e anijes Endevër kanë në plan të dalin sot në hapësirë për të përfunduar lidhjen e një krahu robot me pjesën e jashtme të stacionit ndërkombëtar të hapësirës.
Astronautët Franklin Chang-Diaz dhe Philippe Perrin do të dalin për herë të dytë në hapësirë për të instaluar krahun robot dhe për ta lidhur atë me stacionin e hapësirës. Krahu robot 18 metra i gjatë, i cili funksionon si vinç i madh do të ndihmojë për projektet e ndërtimit në të ardhmen.
Krahu do të lidhet me të ashtuquajturën mini hekurudhë dhe do të lëvizë rreth stacionit me shina. Anija Endevër u nis nga toka të mërkurën e kaluar dhe pritet të kthehet më 15 qershor.