Lidhje

Nga kinematë amerikane - 2002-06-11


Në filmin e ri Divine Secrets of the Ya Ya Sisterhood, një grup mikeshash bashkohen për të riparuar marrëdhëniet midis një nëne dhe vajzës së saj. Ellen Burstyn luan Vivin, një nënë shumë dramatike dhe eksentrike. Aktorja që mban çmimin Oscar tha se është ide e mirë që spektatorët ta shohin filmin së bashku me prindërit e tyre pasi mund të mësojnë mënyra të komunikimit më mirë me ta. Filmi mbulon tre periudha kohore, fundin e viteve 30, vitet 60 dhe 90.

Ashley Judd luan rolin e Vivit në moshë të re, një nënë e re e përkushtuar pas fëmijëve të saj. James Garner ka rolin e bashkëshortit të lodhur nga martesa me Vivin. Ndërsa Sandra Bullock luan vajzën Siddalee veprimet e së cilës interpretohen ndyshe nga e ëma duke i vënë të dyja në grindje.

Ashley Judd ka marrë vlerësime pozitive nga kritikët e filmit edhe për rolin e saj në thrillerin High Crimes me regji të Carl Franklin. Judd luan një avokate të zonjën e cila përballet me një çështje të vështirë; të mbrojë bashkëshortin e saj në një gjyq ushtarak. Jim Caviezel akuzohet se ka kryer vrasje masive në Amerikën Qëndrore. Ajo ndihmohet nga ish avokati ushtarak që luhet nga Morgan Freeman me të cilin Judd ka një afrimitet të veçantë.

Tom Cruise në filmin e tij të fundit bashkëpunon me regjizorin e famshëm Steven Spielberg. Filmi futuristik thriller Minority Report pritet të jetë një nga më të mirët këtë verë dhe Tom Cruise thotë se bileta ja vlen çdo dollarë.

Ngjarjet e filmit zhvillohen në Washington DC në vitin 2054. Vrasjet janë eliminuar. Mund të shihet e ardhmja dhe fajëtorët ndëshkohen para se ti kryjnë krimet. Cruise luan rolin e shefit të departamentit të parandalimit të krimeve, John Anderton i cili nuk ka arsye të dyshojë tek sistemi tepër i sofistikuar derisa ai vetë bëhet i dyshuari kryesor. I futur në kurth nga rivali i tij Danny që luhet nga Colin Farrell, Cruise diktohet nga sistemi se do të kryej një vrasje brenda 36 orësh. Atij i duhet ti shpëtojë radarëve të qytetit të automatizuar, ku monitorohet çdo veprim. Cruise thotë se tema futuristike ishte ajo që e intrigoi të pranonte rolin. Kurse regjizorin Spielberg Cruise tha se ai është një mjeshtër i filmit.

Minority Report shfaqet më 21 qershor dhe pritet të jetë një nga konkurentët më të fortë në garën e kinematografisë këtë verë në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG