Lidhje

Ish-ushtari jugosllav doli para gjykatës serbe - 2002-06-11


Një ish-ushtar jugosllav doli para gjykatës, nën akuzat për vrasjen e dy shqiptarëve në Kosovë, procesi i parë gjyqësor për krime lufte ky që zhvillohet në një gjykatë serbe. Zyrtarë jugosllavë thonë se Ivan Nikolic ishte akuzuar fillimisht për vrasje në lidhje me vdekjet e dy civilëve në vitin 1999, por këtë vit akuzat u shndërruan në krime lufte. Zoti Nikolic ka deklaruar se është i pafajshëm. Gjyqi i zotit Nikolic filloi sot në Prokuplje, por pasi folën vetëm disa dëhsmitarë, u shty për më katër korrik. Jashtë gjykatës, mbi 100 veteranë serbë lufte protestuan ndaj gjykimit, duke thënë se akuzat ndaj ish-usharakut, janë të nxitura politikisht. Gjykata e qarkut në Prokuplje ka ngritur akuza për krime lufte edhe kundër dy serbëve të tjerë, që nuk kanë dalë akoma në gjyq.

XS
SM
MD
LG