Lidhje

Konferencë e OSBE-së në Lisbonë - 2002-06-12


OSBE-ja, Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë, po zhvillon sot në Lisbonë një konferencë për luftën kundër terrorizmit.

Kryeministri portugez Zhoze Durao Barroso, vendi i të cilit ka karyesinë e radhës të organizatës, u uroi mirëseardhjen pjesmarrësve në konferencën njëditëshe dhe tha se lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar kërkon bashkëpunim. Ai tha se konferenca do të diskutojë çështje politike, ekonomike, ushtarake dhe diplomatike që lidhen me luftën kundër terrorizmit.

Pjesmarrësit po diskutojnë gjithashtu mbi një projekt-dokument kundër terrorizmit, i cili do të hidhet në votë këtë vit nga ministrat e jashtëm të OSBE-së. Midis pjesmarrësve në konferencë janë Sekretari i Përgjithshëm i Natos, George Robertson dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian si dhe përfaqësues nga të 55 vendet anëtare të organizatës.

XS
SM
MD
LG