Një drejtues ushtarak i Natos dëshmoi se ish presidenti jugosllav Sllobodan Miloseviç i kishte thënë atij se një nga zgjidhjet për problemet eknike të Kosovës ishte vrasja e gjithë shqiptarëve. Gjenerali gjerman Klaus Nauman i tha gjykatës së krimeve të luftës sot në Hagë se gjatë një takimi në vitin 1998, zoti Milosheviç kishte diskutuar faktin se në Kosovë ka më shumë shqiptarë se sa serb. Ish udhëheqësi i ushtrisë së Natos tha se zoti Milosheviç kishte sugjeruar se një mënyrë për të arritur balancë midis të dy grupeve ishte grumbullimi dhe vrasja e shqiptarëve, siç ishte vepruar pas Luftës së Dytë Botërore. Gjatë marrjes në pyetje, zoti Milosheviç mohoi kategorikisht të kishte bërë komente të tilla.