Lidhje

Ushtria izraelite fillon ndërtimin e një muri midis Izraelit dhe Bregun Perëndimor - 2002-06-14


Ushtria izraelite fillon sot ndërtimin e një muri midis Izraelit dhe Bregut Perëndimor verior, i cili ka ngjallur debate, në përpjekje për të ndaluar sulmet vetëvrasëse.

Sipas planeve, do të ndërtohen një sërë muresh, hendeqesh dhe pengesash të tjera prej 120 kilometra përgjatë një të tretës së kufirit. Ky mur do të ndjekë kryesisht të ashtuquajturën Vija e Gjelbërt, kufiri i Izraelit para se të pushtonte Bregun Perëndimor në luftën e vitit 1967. Për të ndërtuar këtë projekt, Izraeli ka marë në kontroll zona në afërsi të qyteteve palestineze Tulkarm dhe Jenin. Palestinezët thonë se muri do të shtojë tensionet. Edhe disa kolonë hebrenj në Bregun Perëndimor e kundërshtojnë ngritjen e murit, duke thënë se ata do të mbeteshin në anën e gabuar të këtij muri, që do të shikohet si kufi politik.

Ndërkohë, palestinezë të armatosur vranë dje 2 ushtarë izraelitë dhe plagosën dy të tjerë, ndërkohë që ata po patrullonin përjashta një kolonia hebraike në pjesën veriore të Rripit të Gazës.

Ushtarët vranë të paktën njërin prej personave të armatosur në afërsi të kolonisë Dugit. Numri i saktë i sulmusve nuk dihet. Brigadat Al-Qassam, krahu ushtarak i grupit ekstremist palestinez Hamas, mori përgjegjësinë për këtë sulm.

XS
SM
MD
LG