Lidhje

Jean Pierre Raffarin riemërohet kryministër i Francës - 2002-06-17


Presidenti Francez Jacques Chirac riemëroi Jean-Pierre Raffarin në postin e kryeministrit, pasi koalicioni i së djathtës së qendrës i presidentit, arriti dje një fitore vendimtare në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare.

Zyrtarët francezë thonë se pritet që zoti Raffarin të caktojë nesër një kabinet të ri, ku do të përfshijë shumicën e anëtarëve të administratës së tij të mëparshme. Jashtë kabinetit do të mbetet vetëm Ministri i Çështjeve Evropiane, Renaud Donnedieu De Vabres, që dha dorëheqjen pasi u përball me hetime për financime të paligjshme të partisë së tij. Konservatorët e Presidentit Chirac fituan rreth 400 vende në Asambelenë Kombëtare me 577 anëtarë.

Koalicioni i majtë që fitoi shumicën dërrmuese në zgjedhjet parlamentare të vitit 1997, arriti të sigurojë vetëm 187 vende.

XS
SM
MD
LG