Lidhje

Karzai shpall sot kabinetin e tij - 2002-06-19


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, tha se do të shpallë kabinetin e tij sot.

Zoti Karzai u tha delegatëve të Këshillit të Madh, Loya Jirga, se i duhej edhe një ditë për të përfunduar listën e anëtarëve të kabinetit. Ai tha gjithashtu se donte të bënte zyrtarisht betimin si president i qeverisë së re kalimtare, pasi të paraqiste përbërjen e kabinetit.

Këshilltarët e zotit Karzai thonë se nuk është e domosdoshme që kabineti të miratohet nga Loya Jirga. Por i dërguari i posaçëm amerikan në Afganistan, Zalmay Khalizad thotë se në bazë të marrëveshjes së arritur vitin e kaluar në Bon, asambleja duhet të japi miratimin përfundimtar për postet kryesore të kabinetit.

XS
SM
MD
LG