Lidhje

Nuk mbrohet hapësira ajrore e Shtëpia e Bardhë - 2002-06-20


Zyrtarë amerikanë po pranojnë se avionët ushtarakë nuk arritën në kohë për t’i ndërprerë udhëtimin një avioni të vogël që kaloi të merkurën në mbrëmje nëpër hapësirën ajore përreth Shtëpisë së Bardhë. Zyrtarët, të cilët kërkuan të mos njëjtësohen, thanë se reaktivat ushtarakë u ngritën nga baza shumë para afatit prej 15 minutash, por 4 minuta pasi avioni i vogël i tipit Cessna kishte dalë nga zona e ndaluar për fluturime.

Zyrtarët theksojnë se incidenti tregon se sa e vështirë është mbrojtja nga sulmet ajrore. Byroja Federale e Hetimeve thotë se piloti hyri gabimisht në atë zonë ndërkohë që po përpiqej t’i shmangej një zone të përfshirë nga moti i keq dhe nuk ka gjasa se kundër tij do të ngrihen akuza. Shtëpia e Bardhë u evakuua për pak kohë, por presidenti Bush nuk u largua nga zyra e tij.

XS
SM
MD
LG