Lidhje

Botëror 2002 - 2002-06-22


Miliona tifozë futbolli po festojnë në Korenë e Jugut dhe në Turqi pas fitoreve dramatike në të ashtuquajturat ”çerekfinale përmbysëse.”

Në prani të tifozë të saj, bashkorganizatorja, Kore e Jugut, kaloi me sukses penalltitë në përfundim të ndeshjes me Spanjën, duke shënuar 5 prej tyre dhe duke pësuar vetëm 3, duke u bërë kështu ekipi i parë aziatik që kalon ndonjëherë në gjysëm-finale të kampionatit botëror.

Më pas në Osaka të Japonisë, Turqia mundi Senegalin 1-0 pas 90 minutave në barazim 0-0. Ilhan Mansiz shënoi ”golin e artë” në minutën e katërt të pjesës së parë-shtesë. Koreja e Jugut do të ndeshet me Gjermaninë të martën dhe Brazili do të jetë përballë Turqisë të mërkurën në përpjekje për të kaluar në finale për titullin Kampion i Botës.

XS
SM
MD
LG