Lidhje

Tjetër tërmet godet Iranin - 2002-06-24


Një tërmet me magnitutë të mesme goditi sot provincën Kazvin të Iranit veri-perëndimor, vetëm pak ditë pasi një tërmet i fuqishëm shkatërroi rajonin, duke shkaktuar të paktën 229 viktima.

Agjencia zyrtare e lajmeve të Iranit IRNA bëri të ditur se tërmeti me magnitutë 4 sipas shkallës së rihterit goditi sot në mëngjes. Nuk pati njoftime për të vdekur ose të plagosur.

Të shtunën po i njëjti rajon u godit nga një tërmet me magnitutë 6 presje 3 sipas rihterit, i cili shkatërroi disa fshatra dhe la të pastrehë mijëra njerëz.

Presidenti iranian Mohamad Katami ka në plan të vizitojë sot zonat e dëmtuara më rëndë.

XS
SM
MD
LG