Lidhje

Gjykata belge bllokon gjykimin e kryeministrit Sharon - 2002-06-26


Në Belgjikë, një gjykatë apeli vendosi të mos vazhdojë procedurën gjyqësore kundër kryeministrit izraelit Ariel Sharon lidhur me akuzat se ai luajti rol në një masakër të palestinezëve më 1982 në dy kampe refugjatësh në Liban.

Gjykata e Brukselit vendosi sot se gjyqi për krime lufte kundër zotit Sharon nuk mund të vazhdonte sepse i akuzuari nuk ishte në Belgjikë.

Vendimi i gjykatës i jep një goditje ligjit të Belgjikës, në bazë të të cilit gjykatat e vendit kanë të drejtë të gjykojnë të huajtë për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, pavarësisht se ku kryhen këto krime.

Zoti Sharon ishte Ministër i Mbrojtjes për Izraelin në vitin 1982 kur milicia e krishterë aleate e Izraelit hyri në dy kampet dhe vrau qindra refugjatë palestinezë.

XS
SM
MD
LG