Lidhje

Vriten 10 ushtarë pakistanez në betejë me luftëtarë të dyshuar të al-Qaidës - 2002-06-26


Zyrtarët pakistanez thonë se 10 ushtarakë, përfshi dy oficerë të ushtrisë, u vranë në betejë me luftëtarë të dyshuar të al-Qaidës në një rajon në kufi me Afganistanin.

Zyrtarët thanë se edhe dy luftëtarë të dyshuar të al-Qaidës u vranë në betejën që shpërtheu dje dhe që vazhdoi për disa orë në afërsi të qytetit Wana. Sipas zyrtarëve, luftimet shpërthyen kur një grup ushtarësh pakistanez, që po vepronin në bazë të një informacioni të marrë nga agjentë specialë amerikanë, bastisën shtëpi, ku mendohej se fshiheshin luftëtarë të al-Qaidës.

Agjentët amerikanë dhe pakistanez kanë punuar në rajonet e Pakistanit, e mbizotëruar nga grupet fisnore, ku luftëtarët taleban dhe të al-Qaidës besohet të kenë gjetur strehë pasi i shpëtuan fushatës ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Afganistan.

XS
SM
MD
LG