Lidhje

Nga takimi i G8 - 2002-06-26


Udhëheqësit botërorë i dhanë fund takimit të tyre të nivelit të lartë në Kanada, duke shprehur besim në ekonominë botërore dhe angazhimin për të luftuar terrorizmin.

Kryerministri kanadez, Zhan Chretien, tha se udhëheqësit e Grupit të Tetshes thonë se kasnë besim të plotë në ekonomitë e vendeve anëtare dhe janë të bindur për mundësitë e rritjes ekonomike në shkallë botërore.

Ata thonë se janë të vendosur t’i sjellin terroristët para drejtësisë dhe të paksojnë kërcënimin e sulmeve terroriste.

Po dje, udhëheqësit e shtatë vendeve më të industrializuara i premtuan 20 miliardë dollarë ndihmë anëtares më të re të grupit, Rusisë. Këto fonde do të përdoren për asgjësimin e armëve bërthamore gjatë dhejtë vjetve të ardhshëm dhe për të mos lejuar rënien e tyre në duart e terroristëve.

Ndërkohë, drejtuesi i takimit të nivelit të lartë, kryeministri kanadez, Zhan Chretien, njoftoi se vendet më të industralizuara të botës do të ndihmojnë procesin e zhvillimit në Afrikë. Marrëveshja e re parashikon një rritje të pacaktuar të ndihmës dhe investimeve të huaja për vendet që çrrënjosin korrupsiopnin qeveritar dhe zbatojnë reforma të tregut të lirë.

Udhëheqësit e Grupit të Tetshes thonë se reforma të ngutshme nevojiten në ekonominë dhe në institucionet palestineze politike dhe të sigurimit. Ata kërkojnë që palestinezët të mbajnë zgjedhje të lira dhe të drejta.

Ata thonë gjithashtu se Pakistani duhet të ndalojë veprimtarinë terroriste që buron në territorin e tij dhe u bëjnë thirrje PIslamabadit e New Delhit që të angazhohen në një dialog kuptimplotë për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

Në Grupin e Tetshes bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Rusia.

XS
SM
MD
LG