Lidhje

Worldcom pushon nga puna 17 mijë punonjës - 2002-06-28


Gjigandi i telekomunikacionit Worldcom me qendër në Shtetet e Bashkuara filloi sot pushimin nga puna të 17 mijë punonjësve, ndërkohë që drejtuesit e saj përgatiten të raportojnë para një komisioni të Kongresit lidhur me një shumë shpenzimesh prej rreth 4 miliardë dollarësh që nuk ishte raportuar.

Kompania e dytë më e madhe e vendit për shërbimin telefonik ndërkombëtar njoftoi për shkurtimet dhe shitjen e disa degëve të saj pasi pranoi në fillim të javës se nuk e kishte raportuar saktë bilancin me qëllim që të tregonte fitime më të mëdha.

Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve për financat u ka dhënë urdhër drejtuesve të WorldCom-it që të paraqiten para komisionit më 8 korrik për të shpjeguar parregullsitë.

XS
SM
MD
LG