Lidhje

Intervistë me Franco Passacantando - 2002-07-02


Kohët e fundit, Bordi Drejtues i Bankës Botërore miratoi strategjinë e ndihmave ndaj Shqipërisë për periudhën tre-vjeçare 2003-2005. Kolegia jonë Laura Konda intervistoi në studio zotin Franco Passacantando, Drejtor Ekzekutiv në Bankën Botërore për Shqipërinë, Greqinë, Italinë, Maltën, Portugalinë dhe San Marinon.

VOA : Kohët e fundit Bordi Drejtues i Bankës Botërore miratoi strategjinë e ndihmave për Shqipërinë për periudhën tre-vjeçare 2003-2005. Cilat janë disa nga objektivat strategjike të ndihmës së Bankës Botërore për qeverinë shqiptare gjatë kësaj periudhe?

FP: Po, në mbledhjen e bordit që u zhvillua disa dite me pare, u miratua strategjia e ndihmave per Shqiperine, si edhe tri projekte. Pra, ky ishte nje kotntribut i rendesishme per Shqiperine. Strategjia për ndihmat ndaj Shqiperise bazohet ne pakesimin e rritjes se varferise, strategji kjo e përcaktuar nga vetë qeveria Shqiptare. Pra, bordi ishte teper i kënaqur që mbështeste vendimet e vetë qeverisë shqiptare në lidhje me këtë çështje. Natyrisht, ne nga ana jonë theksuam rëndesine per permiresimin veçanerisht të dy aspekteve: i pari kushtet per sektorin privat, për krijimin e një sektori privat, i cili të funksionoje siç duhet dhe së dyti, përmirësimin e qeverisjes që do të thotë pakësimin e korrupsionit, administrim më të mirë publik, sistem më të mirë gjyqësor. Të dyja këto mund përmirësojnë klimën e biznesit dhe nxisin shtimin e investimeve.

VOA: Cilat janë disa nga disa nga sfidat me të cilat do të ndeshet vendi gjatë 3-5 vjetëve të ardhshëm?

FP. Natyrisht, sfida kryesore është zgjidhja e problemeve imediate, siç janë ato të bazës së infrastrukturës, si energjia elektrike, për të cilën Banka Botërore është e shqetësuar se ka patur difekte në sistem, ngaqë shumë pak njerëz paguajnë faturat. Gjishatshtu duhen bërë përmirësime për mbledhjen e faturave dhe sistemin e shpërndarjes. Ne miratuam projektin për përmirësmin e kapacitetit të energjisë por që të shihte rezultat pozitiv, duhet përmirësuar edhe shpërndarja dhe mbedhja e faturave. Gjithashtu, duhet të mbahen të qëndrueshëm stabiliteti makroekonomik, të mbahet i ulët defiçiti dhe inflacioni, të pakësohet korrupsioni dhe të funksionojnë rregulla më të mira administrative.

VOA: Kohët e fundit në Bankën Botërore është diskutuar për heqjen e Shqipërisë nga lista e vendeve më pak të zhvilluara, që do të thotë që Shqipërisë nuk do t’i jepen më kredi me interes të vogël. Ç’vendim u mor në mbeldhjen e Bordit në lidhje me këtë çështje?

FP. Po, Shqipëria ka arritur një nivel të ardhurash mbi atë që ne e konsiderojmë si një kufi për dhënien e ndihmave, apo kredive për vendet e varfëra. Ne në fakt, kemi vendosur që për një farë kohe të vazhdojmë të japin kredi me kushtet më të mira. Bordi ka vendosur të bëjë një ndryshim të vogël, që do të ishte pak më i kushtueshëm për Shqipërinë, por që përsëri do të jetë shumë më pak i kushtuteshëm nga vlera e tregut, pra ky do të ishte nivel i ndërmjetëm. Kjo duhet të konsiderohet si një inkurajim për Shqipërisnë dhe si përkrahje për të, për arsye se kishte shumë nga ata që donin të kalonin direkt në variantin më të kushtueshëm për dhënien e kredive, por ne vendosëm të gjenim një mënyrë të mesme për Shqipërisë.

VOA: Shtypi shqiptar dhe disa analistë kanë shprehur shqetësim në lidhje me borxhin e brendhsëm dhe të jashtëm, që thuhet se ka ardhur duke u rritur. A mendoni se borxhet janë të përballueshme për ekonominë shqiptare?-

FP. Deri tani, mendoj se gjendja është e përballueshme, por ky problem duhet parë që nga fillimi, sepse eventualisht mund lindin probleme. Ne i paralajmërojmë autorietet shqiptare të mos i shtojnë së tepërmi borxhet. Deri tani, në saje të politikës buxhetare në përgjithësi, borxhi i jashtëm vazhdon të jetë i menaxhueshëm, por në se duam të shmangim problemet në të ardhmen, duhet t’i hedhim tani një sy gjendjes dhe të tregohemi të kujdesshëm që borxhi të mos shtohet më tej. Tani për tani, ai nuk paraqet problem, por duhet të fillojmë ta ndjekim atë me kujdes.

VOA: Qershori i 2002-it është një datë e shënuar në historinë e Shqipërisë. Pozita dhe opozita arritën marrëveshjen për zgjedhjen e presidentit konsensual, duke shmangur krizën politike. A mendoni se kjo është një shenjë e mirë, që Shqipëria, ndryshem nga viti 1997 ia ka insitucionet demokratike, të afta për zgjidhjen e krizës poltike me mjete demokratike?

FP: Mendoj se kjo është një ngjarje tepër e rëndësishme dhe në se i kthehem përsëri mbledhjes së bordit, shumë vetë rikujtuan përsëri se cila ishte gjendja në Shqipëri 5 vjet më parë. Prandaj, përparimi i arritur që atëherë është tepër i rëndësishëm dhe nuk duhet ta nënvleftësojmë rëndësinë. Mendoj se kur ju më pyetët se cilat janë sfidat ekonomike do të thoja se sfidat kryesore për Shqipërinë nuk janë ekonomike, por politike. Në se kemi një sistem, ku qeveria dhe opozita të kenë një bashkëveprim të arsyeshëm dhe paqësor, mendoj se ky do të ishte elementi më i rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë, megjithëse do të thoja se edhe në vende të tjera ky bashkëveprim nuk është edhe aq paqësor!

VOA: Ndërsa dëgjojmë që të huajt shprehen pozitivisht për Shqipërinë dhe përparimin e saj, vetë shqiptarët dhe sidomos shtypi shqiptar shprehen negativisht në lidhje me arritjet. Komenti juaj?

FP: Mendoj se imazhi ndërkombëtar për Shqipërinë është pozitiv, për shkak të asaj që sapo thashë, se njerëzit vazhdojnë të kujtojnë atë që ndodhi pesë vjet më parë dhe tani ata e shohin se atje ka paqe, po zhvillohet dhe ka përmirësime përsa u përket fenomeneve masive që ndodhën vite më parë, kur imigronin një numër i madh njerëzish. Natyrisht, shqiptarët që jetojnë në vend shohin probleme të shumta, për arsye se procesi i tranzicionit ka qenë i vështirë dhe vazhdon të ketë një nivel të madh varëfërie. Pra, nuk është e papërfytyrueshme të ketë një perceptim i ndryshëm. Komuniteti ndërkombëtar, ndërsa e pranon se ka mjaft përparim, përsëri e sheh se ekzistojnë mjaft probleme serioze. Por, megjithë përmirësimet në luftën kundër korrupsionit, në qeverisje, në administrimin publik, ky proces duhet të vazhdojë. Pra, mendoj se komuniteti ndërkombëtar po e mbështet Shqipërinë edhe për shkak të situatës ndërkombëtar edhe gjeopolike dhe ngaqë qeveria ka vepruar në mënyrë ralativisht të mirë, pra më mirë nga ç’pritej. Por në të njëjtën kohë, Shqipëria dhe komuniteti ndërkombëtar nuk duhet vetëkënaqen nga sukseset, për arsye se duhen bërë përmirësime të mëtejshme.

XS
SM
MD
LG