Lidhje

SHBA: 3 ekstremistë të tjerë shqiptarë në listë - 2002-07-04


Qeveria amerikane vendosi të bllokojë çdo ndihmë edhe për tre ekstremistë të tjerë shqiptarë që ajo i shikon si kërcënim ndaj paqes në Ballkan.

Në bazë të urdhrit presidencial të kësaj jave, Gafur Adilli, Nevzat Halili dhe Kastriot Haxhirexha, nuk lejohen të vinë për vizitë në Shtetet e Bashkuara, bllokohen të gjitha pasuritë që ata mund të kenë në Shtetet e Bashkuara dhe qytetarët amerikanë e kanë të ndaluar t’u japin atyre çfardo ndihme financiare.

Në listën e qeverisë amerikane përfshihen tani 43 individë dhe grupe që sipas saj luftojnë kundër forcave qeveritare në Maqedoni dhe Serbinë jugore, apo shikohen si kërcënim ndaj përpjekjeve ndërkombëtare për paqe në Kosovë.

Mes këtyre grupeve është Ushtria Çlirimtare Kombëtare që në shkurt të vitit të kaluar filloi kryengritjen 7 mujore në Maqedoni.

XS
SM
MD
LG