Lidhje

4 korrik: masa të forta sigurie - 2002-07-04


Miliona njerëz po festojnë sot katër korrikun në të gjithë vendin. Këto do të jenë festimet e para të Ditës së Pavarësisë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Agjencitë e ruajtjes së rendit, Byroja Federale e Hetimeve dhe qeveria federale po bashkojnë forcat për të marrë masa sigurie në të gjithë vendin për mbrojtjen e qytetarëve amerikanë nga çdo lloj kërcënimi që ne mendojmë se mund të jetë potencial, thotë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleischer.

Në Uashington, avionët ushtarakë reaktivë po patrullojnë qiellin e kryeqytetit. Disa mijra policë janë në rrugë. Kamerat e sigurimit po vëzhgojnë krejt parkun qendror të Uashingtonit, ku qindra mijë njerëz do të ndjekin sonte fishekzjarret.

Në Nju Jork, 4 mijë policë po patrullojnë qytetin. Si në Nju Jork edhe në Uashington, njerëzit dhe makinat do të jenë objekt i kontrollit të policisë.

Byroja Federale e Hetimeve ka paralajmëruar policinë në të gjithë vendin për një sulm të mundshëm terrorist më 4 korrik. Ndërsa nga ana e tij, presidenti Bush u ka bërë thirrje amerikanëve ta festojnë sa më mirë ditën e pavarësisë.

Ata duhet ta festojnë me gjithë zemër sepse ne kemi liri dhe ne e duam lirinë. Qeveria jonë po bën gjithçka është e mundur që vendi të jetë i sigurt. Njerëzit duhet të jenë të gëzuar në festimet e tyre, tha Presidenti.

Presidenti po e kalon festën në shtetin e Virginias Perëndimore dhe kthehet në mbrëmje në Uashington për të parë fishekzjarret tradicionale.

XS
SM
MD
LG