Lidhje

Incident në aeroportin e Los Anxhelosit - 2002-07-05


Në Shtetet e Bashkuara, Byroja Federale e Hetimeve thotë se duket që një sulmues me prejardhje egjiptiane, i cili hapi zjarr në aeroportin ndërkombëtar të Los Angjelosit, po përpiqej të vriste njerëz, por ende nuk ka të dhëna nëse pas këtij incidenti kishte motive terroriste. Në këtë incident u vranë tre persona, përfshirë sulmuesin. Sulmuesi i cili kishte dy revolverë, municion dhe një thikë, hyri dje në terminalin e aeroportit dhe hapi zjarr. Ai vrau dy persona para se të vritej vetë nga një punonjës i sigurimit i shoqërisë ajorre izraelite, El Al. Shtatë persona të tjerë u plagosën. Autoritetet e kanë identifikuar sulmuesin si 41 vjeçarin Hesham Muhamed Hadayet, i cili imigroi në Shtetet e Bashkuara nga Egjipti në vitin 1992.

XS
SM
MD
LG