Lidhje

Policia greke arreston tre persona - 2002-07-06


Autoritetet greke thonë se konfiskuan një sasi të madhe armësh dhe arrestuan tre persona gjatë një bastisjeje tjetër në një apartament në qendër të Athinës, i cili përdorej nga grupi majtist terrorist 17 Nëntori. Zyrtarët thotë se forcat policore gjetën në apartament raketa anti-tank, granada dhe material për ndërtimin e bombave. Punonjë amerikanë dhe britanikë të zbulimit morën pjesë në bastisje, e cila pason një sekuestrim të ngjashëm armësh para tri ditësh në kryeqytetin grek. Është vërtetuar që grupi terrorist 17 Nëntori ka pasur gisht në 23 vrasje që nga viti 1975. Greqia është nën trysninë ndërkombëtare që të luftojë terrorizmin ndërkohë që përgatitet të organizojë Lojrat Olimpike të vitit 2 mijë e 4.

XS
SM
MD
LG