Lidhje

Përpjekje të Egjiptit për bisedimet e paqes - 2002-07-07


Egjipti dërgoi shefin e shërbimit të tij të zbulimit, Omar Suliman, në Izrael dhe në territoret palestineze në kuadër të përpjekjeve për të përtrirë bisedimet e paqes në Lindjen e Mesme.

Zyrtari egjiptian u takua sot me zyrtarë të lartë izraelitë, përfshirë kryeministrin izraelit, Ariel Sharon, ministrin e mbrojtjes, Binyamin Ben-Eliezer, dhe ministrin e jashtëm, Shimon Peres.

I dërguari egjiptian do të takohet sot edhe me udhëheqësin palestinez, Jaser Arafat, në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor. Korrespondenti i Zërit të Amerikës njofton nga Jeruzalemi se bisedimet në Ramallah të përqendrohen në reformat në radhët e Autoritetit Palestinez.

Zoti Arafat përballet me trysni të brendshme lidhur me personin e sapo emruar në postin e shefit të sigurimit parandalues të Bregut Perëndimor. Deri tani, afro 100 zyrtarë nuk kanë pranuar të shërbejnë nën komandën e shefit ri, Zuhar Manasra.

Më shumë se një mijë përkrahës të zotit Raxhub, marshuan dje në qytetin Nablus. Një zëdhënës i protestuesve thanë se ata vazhdojnë ta mbështesin zotin Arafat, por kërkojnë që zoti Raxhub të emrohet në një post tjetër të lartë.

Ndërkohë, ushtria izraelite thotë se ka zbuluar dhe ndaluar një përpjekje palestineze për të depërtuar në vendbanimin hebraik, Alei Sinai në Rripin e Gazës, duke kapur dy persona të armatosur që po shkonin në drejtim të vendbanimit.

XS
SM
MD
LG