Lidhje

Delegacion i parlamentit të Kosovës në Shqipëri - 2002-07-08


Një delegacion i parlamentit të Kosovës i kryesuar nga kryetari Nexhat Daci mbërriti sot në Shqipëri për një vizitë zyrtare dy ditore. Deputetët e Kosovës mes të cilëve edhe dy përfaqësues serbë, do të zhvillojnë takime me drejtuesit e parlamentit shqiptar, dy grupeve kryesore parlamentare dhe kryetarin e Komisionit të Jashtëm. Ata do të takohen gjithashtu edhe me kryeministrin Pandeli Majko, presidentin Rexhep Mejdani dhe kreun e ardhshëm të shtetit Alfred Moisiu.

Kjo është vizita e parë e kryetarit të parlamentit të Kosovës në Shqipëri, ndërkohë që shkëmbimet mes institucioneve të Tiranës dhe atyre të Prishtinës janë forcuar. Por këto marrëdhënie po shihen me skepticizëm nga disa përfaqësues ndërkombëtar. Edhe administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, po kërkon t'I mbajë në nivele të ulta këto raporte. Pak ditë më parë kryeadministratori Michael Steiner anuloi një memorandum të nënshkruar mes ministrive të ekonomisë të Shqipërisë dhe Kosovës.

XS
SM
MD
LG