Lidhje

Holmes: mbaron mandati - 2002-07-11


Ambasada amerikane në Shkup njoftoi se ambasadori amerikan James Holmes i dha fund mandatit të tij si këshilltar i posaçëm i Departamentit të Shtetit për Evropën Juglindore.

Ambasada tha se procesi i paqes në Maqedoni ka ecur përpara në atë masë sa që roli i tij në rajon nuk është më i nevojshëm. Ai do të caktohet në detyra të tjera pranë Departamentit të Shtetit dhe në vend të tij nuk do të emërohet një këshilltar tjetër.

Në deklaratë thuhet se ky vendim nuk nënkupton ndonjë pakësim të interesit amerikan në Ballkan ose në Maqedoni, por tregon se situata në rajon tani mund të trajtohet përmes kanaleve diplomatike normale.

Ndërkohë në Maqedoni, 4 partitë më të mëdha, që janë edhe nënshkrueset e marrëveshjes së Ohrit, arritën marrëveshje mbi rregulloren proceduriale të parlamentit, e cila mes të tjerash u jep mundësinë deputetëve shqiptarë që të përdorin gjuhën shqipe në parlament.

XS
SM
MD
LG