Lidhje

Thellohet deficiti buxhetor - 2002-07-12


Administrata e presidentit Bush pritet të njoftojë sot se deficiti buxhetor do të jetë më i madh se ç’ishte parashikuar, rreth 160 miliardë dollarë për këtë vit financiar. Njoftohet se zyrtarët thonë se pasojat kryesore të kësaj rritje në deficitin buxhetor janë rënia e vlerës së aksioneve dhe pakësimi i të ardhurave nga taksat. Ata shtojnë se faktorë të tjerë janë shpenzimet federale për luftën kundër terrorizmit dhe shkurtimi i taksave në masën 1 trilion e 300 miliardë dollarë. Tregu i aksioneve është goditur rëndë nga një seri skandelsh në radhët e korporatave amerikane. Presidenti do të mbajë sonte takimin e tij të parë me një grup të ri pune të nivelit të lartë që ai ka ngritur për të heturar dhe për të marrë masa ndaj mashtrimeve nga korporatat në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG