Lidhje

Udhëheqësit ballkanas premtojnë - 2002-07-15


Presidentët e Jugosllavisë, Kroacisë dhe Bosnje-Hercegovinës u angazhuan të ringjallin besimin dhe fuqizojnë bashkëpunimin mes tyre, në përfundim të një takimi historik të pasluftës në kryeqytetin e Bonjës, Sarajevë.

Në një deklaratë përfundimtare, udhëheqësit ballkanas premtuan të krijojnë lehtësira për kthimin e refugjatëve, të respektojnë kufijtë e vendeve të njëri-tjetrit dhe të konsolidojnë bashkëpunimin tregëtar, pas vite të tëra luftrash në Ballkan.

Ata theksuan gjithashtu vendosmërinë për të vazhduar të ecin në rrugën e demokracisë dhe shtetit ligjor.

Marrëveshja u nënshkrua nga presidenti jugosllav, Vojislav Kostunica, homologu i tij kroat Stjepan Mesic dhe tre anëtarët e presidencës kolektive të Bosnje-Hercegovinës, anëtari mysliman Beriz Belkic, ai serb Zivko Radisic dhe ai kroat Jozo Krizanovic.

Para takimit të nivelit të lartë, shtypi mysliman në Bosnje kishte kërkuar që presidenti Koshtunica të kërkonte ndjesë për mizoritë e kohës së luftës, por udhëheqësit e anashkaluan këtë çështje.

Krerët e shtetit të këtyre tri vendeve u takuan për herë të fundit në vitin 1995, në Paris për të nënshkruar një marrëveshje të hartuar në Dejton të Ohajos, për t’i dhënë fund luftës në Bosnje. Në bisedime u ulën së bashku në tryezë presidenti i atëhershëm jugosllav, Sllobodan Milloshevic, ai i Bosnjës Alija Izetbegovic dhe drejtuesi autokratik kroat, tashmë i vdekur, Franjo Tudjman.

XS
SM
MD
LG