Lidhje

Ish atasheu britanik në Beograd dëshmon në Hagë - 2002-07-16


Ish atasheu britanik në Beograd, koloneli në pension John Crosland, tha se trupat jugosllave përdorën forcë të tepruar në sulmet kundër civilëve, që mbështetnin gueriljet shqiptare në Kosovë në vitin 1999.

Duke dëshmuar në gjyqin e ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç, koloneli Crosland i tha gjykatës së Hagës se sulme të tilla ishin kundër produktive për autoritetet sërbe sepse ato vetëm po shtonin mbështetjen e popullit për gueriljet shqiptare.

Zoti Millosheviç tha se ushtria kishte luftuar kundër terroristëve. Ish presidenti jugosllav këmbënguli se forcat e sigurimit kishin sulmuar fshatra që shikoheshin si baza të terroristëve, pas sulmeve kundër bazave të policisë dhe ushtrisë.

XS
SM
MD
LG