Lidhje

Papritur Moussaoui pranon fajësinë - 2002-07-19


Gjykatësja federale e Shteteve të Bashkuara, Leonie Brinkema, refuzoi deklaratën e papritur të pranimit të fajësisë nga ana e të pandehurit, Zacarias Moussaoui, i vetmi person i akuzuar në lidhje me sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Dje gjatë një seance gjyqësore në Alexandria të shtetit Virginia, i pandehuri Moussaoui mohoi ndonjë pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në sulmet e shtatorit, por pastaj tha se donte të pranonte fajësinë për të shmangur dënimin me vdekje. Ai tha se ishte anëtar i organizatës terroriste al-Qaida dhe se ishte betuar t’i qendronte besnik Osama bin Ladenit.

Gjykatësja Brinkema sugjeroi se zoti Moussaoui mund të mos i ketë të qarta procedurat ligjore të Shteteve të Bashkuara. Ajo shtoi se i pandehuri nuk mund të pranonte disa prej akuzave dhe të mohonte disa të tjera. Gjykatësja nguli këmbë dje që zoti Moussaoui të mendohej për 1 javë para se të merte vendimin përfundimtar rreth qëndrimit të tij.

XS
SM
MD
LG