Lidhje

2 të vdekur dhe 30 të plagosur në brigjet e Vlorës - 2002-07-22


Një anije patrullimi italiane goditi një gomone me imigrantë të paligjshëm, pranë portit të Vlorës, duke shkaktuar vdekjen e të paktën dy personave dhe plagosjen e mbi 30 të tjerëve. Zyrtarët italianë thonë se incidenti ndodhi mbrëmë gjatë natës, kur anija e patrullimit po përpiqej ta detyronte gomonin të kthehej mbrapsht drejt bregut shqiptar. Motoskafë të marinës italiane gjetën trupat e një burri dhe të një gruaje dhe shpëtuan 32 persona të tjerë që më pas u dërguan për mjekim në një spital të Vlorës. Mijëra imigrantë të paligjshëm nga Shqipëria përpiqen çdo vit të shkojnë në Itali me gomone, kryesisht për të kaluar më pas në vende të tjera të Bashkimit Evropian. Motoskafët e rojës bregdetare italiane patrullojnë brigjet e Shqipërisë, në bazë të një marrëveshjeje me qeverinë e Tiranës, duke u përpjekur të ndalin rrjedhën e refugjatëve dhe të bindin imigrantët që të kthehen në Shqipëri. Autoritetet italiane e kthejnë shumicën e imigrantëve të kapur në vendet e tyre.

XS
SM
MD
LG