Pasiguria që ekziston mes investitorëve vazhdon të shkaktojë rënien e vlerës së aksioneve në gjithë botën, ndërkohë që tregjet e aksioneve në Azi u hapën me humbje të menjëhershme.
Si indeksi Nikkei i Japonisë dhe indeksi Hang Seng i Hong Kongut pësuan një rënie me një përqind pak pas hapjes së tregjeve sot.
Edhe dje tregjet e aksioneve ranë në nivele të papara që prej mesit të viteve 1990-të. Në Shtetet e Bashkuara indeksi industrial Dow Jones ra poshtë 8 mijë pikëshit, pas një dite tregu të paqëndrueshëm, ndërkohë që vazhdoi pasiguria rreth skandaleve të korporatave amerikane.
Po dje, të gjitha tregjet evropiane të aksioneve e mbyllën ditën me një rënie prej 5 përqind. Dollari amerikan po shkëmbehet më lart përkundrejt jenit japonez, pasi u ngrit në vlerë dje përkundrejt euros dhe lirës britanike.