Lidhje

Terapia me Hormone - 2002-07-23


Terapia me hormone përdoret tek miliona gra për kapërcimin e simptomave të menopauzës ose për të parandaluar sëmundjet kronike si ato të zemrës dhe ostoperozës.

Por rezulati i një studimi mbi përdorimin afatgjatë të estrogjenit ka vënë në dyshim vlerat e terapisë me hornmone për shkak të shtimit të rrezikut për kancer të gjirit.

Instituti amerikan i shëndetit u ka ndaluar klinikave përdorimin e estrogjenit të kombinuar me progestin tek gratë. Ky vendim u morr pasi studimet treguan se kjo lloj terapie bëhet shkak për kancerin e gjirit.

Si njoftohet në revistën e shoqatës amerikane të shëndetësisë, mjeku Rossouw drejtoi grupin e punës që kreu studimin e rasteve mes 16 mijë grave midis moshës 55 dhe 79 vjeçare. Këto gra iu nënshtruan një terapie klinike me estrogjen dhe progestin, kombinim i njohur për parandalimin e kancerin e vezoreve.

Kjo terapi ishte planifikuar të zgjaste 8 vjet e gjysëm, por u ndërpre pas 5 vjetësh për shkak të rrezikut të kancerit të gjirit, dhe pasi mund të shkaktojë edhe sëmundje të zemrës, hemoragji cerebrale, e bllokim arteresh të mushkrive dhe gjymtyrëve.

Megjithatë, studimi tregoi një pakësim të frakturave të kockave dhe të kancerit në boshtin e kurrizit. Por shkencëtarët thonë se rreziqet afatgjatë të terapisë së hormoneve ishin më të mëdha sesa të mirat, prandaj edhe provat u ndërprenë.

Mjekja Margery Gass thotë se terapia afatshkurtër zgjat nga 1 në 4 vjet dhe rreziku gjatë kësaj periudhe do të ishte i vogël, por gratë duhet t’i shqyrtojnë vetë të gjitha të mirat dhe rreziqet që rrjedhin nga kjo lloj terapie dhe pastaj të vendosin duke u këshilluar me mjekun. ***************************************

Qëndra për kontrollin e sëmundjeve ka në plan të hapë dy laboratorë të rinj që do të ndihmojnë në luftën kundër bio terrorizmit.

Në laboratorin e parë shkencëtarët do të punojnë për të zhvilluar metoda të përparuara për matjen e nivelit të kimikateve të njohura për shkatimin e sëmundjeve. Ndërsa laboratori tjetër i ri do të merret me kërkime në fushën e sëmundjeve të shkaktuara nga parazitët.

Laboratorët do të vendosen në mjediset e qëndrës për kontrollin e sëmundjeve në Atlanta të shtetit Georgia pritet të fillojnë nga puna aty nga fundi i vitit. ***************************************

Quhet Castelio Campos dhe është 65 vjeç. Problemet në zemër shkaktuan tek ai hypertension pulmonar dhe trysni të lartë në arteret e mushkrive.

Pas analizave të hollësishme, mjekët arritën në përfundimin se Castelio kishte nevojë për transplantin e një zemre të dytë, kjo në anën e djathtë të gjoksit.

Mjeku Si Pham që kreu operacionin thotë se zemra origjinale e Castelios do të vazhdojë të pompojë gjak nëpër mushkri, ndërkohë që zemra e re e transplantuar do të pompojë gjak nëpër mjesët e tjera të trupit.

Që prej vitit 1970 mjekët amerikanë ka kryer 100 operacione të tilla transplantimi.

Castelios Campos, është me prejardhje kubane dhe në vitet 1960 ai u burgos nga regjimi i Kastros për veprimtari politike kundër qeverisë. Ai erdhi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1990 dhe ka punuar për një kompani transporti në Florida.

XS
SM
MD
LG