Lidhje

Në Bosnje zbulohet një varr masiv - 2002-07-24


Ekspertë mjeko-ligjorë në Bosnje zbuluan një varr masiv në pjesën veri-lindore jo shumë larg vendit ku ndodhi masakra e Srebrenicës më 1995. Sipas zyrtarëve të Bosnjes, në këtë varr ndodhen trupat e të paktën 100 myslimanëve të vrarë gjatë masakrës. Zëdhënësi i komisionit për personat e zhdukur, Murat Hurtiç, tha se viktimat ishin vrarë në pjesë të tjera të Bosnjes dhe ishin hedhur në një varr masiv. Më tepër se 7 mijë muslimanë u vranë nga trupat serbe në Srebrenicë, qytet i banuar kryesisht nga muslimanë dhe i shpallur si i sigurt nga Kombet e Bashkuara. Deri tani janë zbuluar rreth 4 mijë trupa.

XS
SM
MD
LG