Lidhje

Në jug të Serbisë zbulohet depo armësh - 2002-07-24


Autoritetet në Jug të Serbisë deklaruan zbulimin e një depoje të madhe armësh në një zonë ku shqiptarët luftuan kundër qeverisë vitin e kaluar. Zyrtarët thonë se armët u zbuluan në një bunker në fshatin Dobrosin, pranë qytetit Bujanoc, fare pranë Kosovës. Bunkeri ndodhet në një terren që është pronë e shqiptarit Mehmet Azemi.

Luftimet mes forcave serbe të sigurisë dhe shqiptarëve të armatosur, që kërkonin ta bashkonin atë zonë me Kosovën fqinjë, shpërthyen atje para dy vjetësh. Dhuna u ndal, pas një marrëveshjeje të arritur në maj të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG