Lidhje

Korea e Veriut propozon rifillimin e dialogut me Korenë e Jugut - 2002-07-25


Koreja e Veriut shprehu keqardhje lidhur me një përleshje vdekjeprurëse të kohëve të fundit në det me Korenë e Jugut dhe propozoi rifillimin e dialogut ndër-korean. Me anë të një mesazhi telefonik dërguar sot Ministrisë së Bashkimit të Koresë së Jugut, Penjani propozoi që të bëhen përpjekje të përbashkëta për të parandaluar incidente si përleshja detare e 29 qershorit dhe ofroi të drejtojë muajin e ardhshëm bisedime në nivel pune. Zyrtarët koreano-jugorë thanë se po e shikojnë mesazhin e Penianit si një kërkesë e qartë faljeje, hap ky që do të ndihmonte në rigjallërimin e marrëdhënieve ndër-koreane. Të dyja Koretë akuzojnë njëra- tjetrën për fillimin e zjarrit, muajin e kaluar, i cili shkaktoi fundosjen e një anije të patrullës së Koresë së Jugut. Nga ky incident humbën jetën 5 marinarë koreanojugorë. Edhe Koreja e Veriut pësoi viktima, por nuk njoftoi numrin e tyre. Dje vonë, Koreja e Veriut paralajmëroi për incidente të tjera detare me Korenë e Veriut nëse nuk zgjidhet një mosmarrëveshje lidhur me kufirin detar mes dy vendeve.

XS
SM
MD
LG