Lidhje

Trafikant përjashtohet nga kongresi - 2002-07-25


Dhoma e Përfaqësuesve e kongresit amerikan votoi për përjashtimin e përfaqësuesit demokrat të shtetit Ohio, James Trafikant, për shkelje etike.

Mocioni u miratua dje vonë me 420 vota pro dhe një kundër. Kjo është hera e dytë që prej vitit 1865 që dhoma e përfaqësuesve ka përjashtuar njërin prej anëtarëve të saj. Një gjykatë e Ohios e dënoi zotin Trafikant në prill për marrje ryshfeti, shmangie të pagimit të taksave dhe për pjesmarrje në biznese të paligjshme.

Javën që vjen gjykata do të shpallë dënimin kundër tij, ku ai mund të dënohet me deri 7 vjet burgim. Para votimit zoti Trafikanti tha në Dhomën e Përfaqësuesve se është i pafajshëm, por se gjithashtu është i përgatitur që të shkojë në burg. Ai akuzoi qeverinë se kishte komplotuar kundër tij.

XS
SM
MD
LG