Lidhje

Shërbesë në kujtim të 83 personave që humbën jetën në Ukrainë - 2002-07-29


Qindra veta u mblodhën për të marrë pjesë në shërbesën përkujtimore në një bazë ajrore të Ukrainës perëndimore, ku 83 persona humbën jetën kur një avion luftarak u përplas mbi turmën e spektatorëve gjatë lojërave ajrore.

Zyrtarët vazhdojnë përpjekjet për identifikimin e atyre që u vranë në katastrofën e ditës së shtunë, në të cilën u plagosën edhe mbi 100 persona të tjerë.

Aeroplani luftarak reaktiv i prodhimit rus, humbi kontrollin gjatë disa manovrave akrobatike. Të dy pilotët e avionit u hodhën me parashutë dhe shpëtuan. Shkaqet e incidentit ende nuk janë shpjeguar.

XS
SM
MD
LG