Lidhje

Maqedoni:afrojnë zgjedhjet - 2002-07-29


Në Maqedoni, komisioni shtetëror i zgjedhjeve, emëroi kryetarët dhe zëvendëskryetarët e 34 komisioneve zgjedhore.

Nga këto komisione, përfaqësues shqiptarë do të kryesojnë vetëm katër komisione zgjedhore, atë që përfshin rajonin e Strugës, komisionin zgjedhor për një grup fshatrash të Tetovës, i treti për një pjesë të fshatrave të Gostivarit dhe i katërti për zonën e Dibrës.

Ndërkohë, nesër në Shkup pritet të fillojë fushata "Së bashku - mund të arrijmë sukses", drejtuar kundër sjelljes së ambasadës greke në Maqedoni. Fushata e cila pritet të fillojë me grumbullimin e nënshkrimeve në sheshin e Shkupit, është iniciuar nga kryeredaktorja e korrespondentëve të një gazete tajvaneze në Shkup, Kuej-Jue Xhan, pasi ambasada greke në Maqedoni nuk i dha vizë një kameramani të saj qytetar maqedonas.

Zonja Xhan ka bërë të ditur sot se do të krijohet një grup për të bërë presion në ambasadën greke në lidhje me sjelljen e saj ndaj qytetarëve të Maqedonisë, me moton “Turp për ambasadën greke”.

Gazetat e përditshme në Maqedoni pritet të publikojnë çdo ditë rastet e sjelljes sipas tyre të padrejtë të zyrës së vizave të ambasadës ndaj qytetarëve të Maqedonisë dhe raporti për këto ngjarje pritet t’i dorëzohet misionit vëzhgues të Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG